FOTO/ Deputeti i PD, Tritan Shehu takime të nivelit të lartë në...

FOTO/ Deputeti i PD, Tritan Shehu takime të nivelit të lartë në Greqi: Morëm mbështetje për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian

94
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu gjendet në Athinë, për të zhvilluar disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të shtetit grek. Shehu ka konfirmuar në këto takime dëshirën dhe vullnetin e Partisë Demokratike për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Këtë qëndrim zoti Shehu e mbajti gjatë vizitës së punës në Athinë, ku pati takime intensive me personalitete të politikës greke, Zv/ministrin e Jashtëm, Amanatidis, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe të Sigurisë së Parlamentit, Duozinas, me nënkryetarin e Nea Demokratia, Georgiadis, me Shefin e Marrëdhënieve me Jashtë të Nea Demokratia, Koumoutsakus etj. Në të gjitha takimet u shpreh vullneti i forcimit te marrëdhënieve, aktualisht në një pikë negative të tyre”, thuhet në njoftimin e PD.  Gjatë këtyre takimeve gjithashtu është diskutuar për bashkëpunimin e PD me partinë simotër në interes të përbashkët partiak dhe të vendeve tona. Në njoftimin e shpërndarë nga selia blu theksohet se në këto takime u konfirmua mbështetja e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe u diskutua me shqetësim për gjendjen në Shqipëri, e lidhur kjo kryesisht me drogën e krimin. Gjatë qëndrimit në Athinë, Shehu festoi 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY