Arrestohet 22 vjeçari durrsak për vrasjen e mbetur në tentativë te ‘Astiri’,...

Arrestohet 22 vjeçari durrsak për vrasjen e mbetur në tentativë te ‘Astiri’, ja emri

91
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, në ngjarjen e ndodhur në Unazë të Re, ku mbeti i plagosur shtetasi G. Rr. “Më datë 27.11.2017 shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim policor : Joxhino Kambo, 22 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas më datë 16.11.2017 në vendin e quajtur rruga “Mikel Maruli” pranë Unazës së Re Tiranë, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin G. Rr. Ne cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti AA325HG, në pronësi të shtetasit të lartpërmendur, ku me anë të të cilit dyshohet se autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 78-22,25 dhe 278 të Kodit Penal”, thuhet në njostimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY