SALI BERISHA/ Shqipëria kanabiste e Noriegës, hipotekë negative për Kosovën dhe mbarë...

SALI BERISHA/ Shqipëria kanabiste e Noriegës, hipotekë negative për Kosovën dhe mbarë shqiptarët!

100
0
Shares

Te dashur miq, sot u zhvillua ne Korçe mbledhja e perbashket e qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per te vazhduar edhe neser ne Vlore. Duke pershendetur cdo perpjekje qe afron dy vendet tona, shpreh dhimbjen dhe keqardhjen time te thelle kur konstatoj se:

-me gjithe takimet e perbashketa nderqeveritare te pervitshme, marredheniet e gjithanshme midis dy vendeve kane mbetur ne nivelin e vitit 2013
-madje ato kane njohur edhe zbythje dhe probleme, te krijuara qe me javen e pare ne pushtet te Edvin Fasades,i cili me fjalen e Qoses qe lexoi ne parlament perçau dhe boshatisi parlamentin e Kosoves.
-marredheniet e Shqiperise me Republiken e Kosoves shenuan krisje reale zyrtare dhe detyruan palen Kosovare te reagoje publikisht per shkak te deklaratave pro serbe dhe protagonizmit prej vasali te Edvin Rames ndaj Beogradit
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves u demtuan per shkak te perpjekjes se Edvin Fasades per te marre perfaqesimin e saj ne bisedimet me Beogradin, i pa autorizuar nga pala kosovare, duke demtuar keshtu ne syte e Beogradit fuqine perfaqesuese te autoriteteve legjitime te Kosoves
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves mbeten 5 vite te ngrira sepse Edvin Kristaq Rama, jo vetem nuk ka investuar ne 5 vite qofte dhe nje qindarke nga buxheti i shtetit per integrimin dhe zgjerimin e bashkepunimit midis dy vendeve, por qeveria shqiptare e Edvin Fasades nuk ka paraqitur ne nismen e Berlinit apo nisma te tjera, qofte dhe nje projekt te vetem ndershqiptar si hekurudha Milot – Prizeren, autostrada trans-alpine etj etj..
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Edvin Kristaq Rama, jo qe nuk nenshkroi marreveshjen e shtetesise sipas deshires te shqiptareve ne Shqiperi dhe Kosove, por, ne nje akt albanofob ka bllokuar akordimin ne perputhje me vendimin e qeverise se meparshme te shtetesise shqiptare per te gjithe shqiptaret nga Kosova, Maqedonia dhe trevat e tjera shqiptare qe nuk banojne ne Kosove.
-marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves kane ngrire sepse Shqiperia e Norieges, me narkoshtetin dhe shnderrimin e saj ne Kanabistanin e Europes, etiketimin e saj si qender rajonale e krimit te organizuar, eshte bere nje hipoteke negative per Kosoven dhe çdo shqiptar kudo qe jeton ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe kudo ne bote.
Si perfundim, Zoti e ruajt Kosoven dhe shqiptaret kudo qe jane nga Noriega dhe kabineti i tij kanabist!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY