Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, gomonia me 1.6 tonë hashash, një biznesmen mes të arrestuarve për drogën shqiptare

27/11/2017
FOTO GALERI/ Hashashi shqiptar “pushton” komisariatin, ja pamjet e tonelatave me drogë dhe gomones së nisur nga Himara

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Roja bregdetare greke ndaloi dje një skaf të fuqishëm i ngarkuar me 1.6 ton marijuanë dhe arrestoi 10 persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar droge. Ata janë 6 shqiptarë, 2 italianë, 1 grek dhe 1 bullgar. Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin tre persona, dy shqiptarë dhe një grekë. Pjesa tjetër u arrestuan pas ndalimit të skafit me lëndë narkotike.
Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një biznesmen me inicialet S .K. Sipas tyre, ai është një sipërmarrës i njohur në ishullin e Mikonos në Greqi.
Biznesmeni u arrestua në portin e Larissas së bashku me personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Dyshohet se ngarkesa e madhe e drogës do të shkonte pikërisht në Mikonos dhe një pjesë do të shitej në tregun vendas kurse pjesa tjetër në shtetet evropiane.
Autoritetet bregdetare greke ndoqën për disa orë në det mesnatën e së shtunës skafin e fuqishëm të mbushur me kanabis. Trafikantët qëlluan me armë ndaj policisë, por autoritetet u kundërpërgjigjën. Një snajper i pozicionuar në helikopterin e forcave greke që ndiqte nga ajri mjetin lundrues, qëlloi skafin duke e detyruar të ndalonte. Brenda bordit të skafit që ishte nisur nga Shqipëria u gjetën 1.6 ton marijuanë.
Mediat fqinje kanë publikuar pamjet e ndjekjes në det nga autoritetet greke të skafit që lëvizte me shpejtësi skëterrë. Deri tani nuk është bërë me dije identiteti i asnjërit prej trafikantëve të arrestuar.

Tags: biznesmendrogagreqiskaf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

Berisha analizon shifrën e Ramës për investimet e huaja: Jo 1.6miliardë euro por vetëm 300 milionë

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026
Bushati: Ligji i Luftës me Greqinë, të ndryshojë traktati i miqësisë

DITMIR BUSHATI/ Fundi i iluzionit të përjetësisë

14/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.