EMRAT/ Kosovë, arrestohen përsëri deputetët e Vetëvendosjes

EMRAT/ Kosovë, arrestohen përsëri deputetët e Vetëvendosjes

69
0
Shares

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në mbrëmje deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Donika Kadaj.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, raportojnë mediat në Kosovë.
Zëdhënësja Ahmeti tha se policia e ka zbatuar një urdhër të gjykatës.
Ndërsa gjykatësi Beqir Kalludra i cili është duke e gjykuar rastin ku Albin Kurti, Donika Kadaj dhe dy deputetë tjerë të VV-së janë të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, konfirmoi lëshimin e vendimit për arrest.
Ai tha se arsye për arrestimin e Kurtit dhe Kadajt është shkelja e masave të sigurisë të caktuara nga gjykata kur ata u liruan nga paraburgimi për në arrest shtëpiak tri ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY