VIDEO & FOTO GALERI/ Gjeorgji, merr flakë hoteli 22-katësh, 11 të vdekur

VIDEO & FOTO GALERI/ Gjeorgji, merr flakë hoteli 22-katësh, 11 të vdekur

85
0
Shares

Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur pasi rënies së zjarrit në një hotel në Gjeorgji. Të gjitha viktimat humbën jetën nga asfiksia në Hotel Leogrand dhe kazinonë 22-katëshe, raporton Ministria e Brendshme.
Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së premtes në resortin afër Detit të Zi.
Shkaku i zjarrit, i cili zgjati disa orë për të shuar, nuk është i qartë.
Më shumë se 100 persona u evakuuan nga hoteli nga shërbimet emergjente.
Policia po punon për identifikimin e viktimave, ndërsa në deklaratën e Ministrisë së Brendshme u tha se nga zjarri humbën jetën 10 gjeorgjianë dhe 1 iranian, ndërsa të plagosur, të cilët u dërguan në spital janë në gjende të mirë, raporton BBC.
Në hotel do të zhvillohej Miss Gjeorgjia të dielën. Zyrtarët raportuan se asnjë nga 20 konkurrentet, që po qëndronin në hotel, nuk u lënduan.
Kryeministri i vendit Georgi Kvirikashvili me anë të një postimi në Facebook ngushëlloi familjarët e viktimave dhe premtoi një hetim për të gjetur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY