EMRAT/ Erion Veliaj emëron 4 administratorët e rinj të tepsisë së tij

EMRAT/ Erion Veliaj emëron 4 administratorët e rinj të tepsisë së tij

313
0
Shares

Refuzimi i këshilltarëve të LSI për të votuar 7 vendimet e se enjtes ne Këshillin Bashkiak, të cilat shumica i cilësonte si shumë të rëndësishme në ndihmë të shtresave sociale dhe nxënësve, ka sjelle edhe ndërprerjen e bashkëpunimit, i cili ne kryeqytet vazhdonte, pavarësisht prishjes se koalicionit qeveritar që para zgjedhjeve te 25 qershorit.
Këshilli Bashkiak miratoi gjatë së enjtes vendimet dhe votën pro bashkë me këshilltarët socialistë e dhanë edhe dy të opozitës.
Njëri është këshilltar i LSI-së dhe tjetri i PR-së. Ndërkaq, në mbrëmje kryebashkiaku Erion Veliaj liroi nga detyra Administratorët e Njësive 2, 8, 11 dhe Bërzhitë.
Vendimi i Veliajt erdhi pas refuzimit të LSI për të mbështetur projektet e Bashkisë Tiranë. Ai i falënderoi 4 administratorët e LSI për kontributin 2-vjeçar në Bashki‎ dhe emëroi 4 administratorët e rinj që janë të Partisë Socialiste.
Veliaj emëroi në Njësinë Administrative 11 Jonida Dokun, në Njësinë 8 Bujar Xhafën, në Njësinë 2 Floriana Pullazin dhe në Bërzhitë Alban Shabën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY