STUDIMI/ Gjysma e shqiptarëve kanë pasur probleme ligjore në 5 vitet e...

STUDIMI/ Gjysma e shqiptarëve kanë pasur probleme ligjore në 5 vitet e fundit

160
0
Shares

Studimi mbi aksesin në drejtësi të qytetarëve shqiptarë i realizuar nga PNUD, tregon që gjysma e popullsisë shqiptare ka pasur probleme ligjore në 5 vitet e fundit, dhe kjo vjen nga padija mbi sistemin e drejtësisë. Të ftuar në forumin ku u prezantuan gjetjet, juristë, përfaqësues të qeverisë dhe ndërkombëtarë u shprehën se tani koha është t’i krijohen lehtësira qytetarëve për të patur akses të plotë në drejtësi.

Më shumë se gjysma e popullatës në Shqipëri ka patur probleme ligjore në 5 vitet e fundit, dhe shumica prej tyre kanë mbetur të pazgjidhura për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ligjor të qytetarëve.
Duke folur për aksesin në drejtësi, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, tha se qytetarët duhet të ndihen se po marrin drejtësi,
I ftuar ishte edhe zëvendësministri i Brendshëm Tomi Gogu, i cili nënvizoi se tashmë drejtësia duhet të orientohet nga qytetarët për t’u krijuar lehtësira.
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati, tha se reforma në drejtësi është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e situatës së ndihmës ligjore për qytetarët.
Ndërsa Përfaqësuesi i UNDP, Brian Williams, tha se drejtësia e vërtetë nuk është kuadri ligjor apo buxheti, por kur njerëzit marrin atë që i takon.
Gjetjet e studimit përcaktojnë se shumica e konflikteve në vend vijnë si pasojë e pronës dhe përfitimet sociale.
Personat që kanë më shumë mosmarrëveshje janë meshkujt dhe anëtarë të komunitetit rom dhe në zonat rurale ka më pak mosmarrëveshje se në Tiranë apo zonat urbane.
Studimi u krye nëpërmjet një pyetësori dhe në të morën pjesë 1758 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY