Meta letër Kuvendit: Zgjidhni boshllëkun ligjor për t’i hapur rrugë hedhjes së...

Meta letër Kuvendit: Zgjidhni boshllëkun ligjor për t’i hapur rrugë hedhjes së shortit të KED

67
0
Shares

Sistemi i drejtësisë po hyn në kolaps, pasi zvarritjet në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, po pengojnë zinxhir njëra tjetrën. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucioni i rradhës që vuan prej kësaj “sindrome”. Për këtë institucion ka një përplasje të re, sepse ligji i ri parashikon që Presidentit i takon të hedh shortin deri në datë 5 dhjetor, por ka vakum, pasi institucionet e KLGJ dhe KLP që duhet të sjellin kandidaturat për KED ende nuk janë ngritur. Presidenti Meta është konsultuar paraprakisht me EURALIUS për ngërçin e krijuar, por ka vendosur që t’i dërgojë edhe një letër Kuvendit. Report Tv është njohur me përmbajtjen e letrës, ku Meta kërkon nga Kuvendi të zgjidhë boshllëkun ligjor. “Duhet të hedh shortin deri në 5 dhjetor për KED, por ka vakuum. Kandidaturat i sjell KLGJ e KLP, por këto dy institucione nuk janë formuar. Kuvendi bëri ligjin për institucionet e reja, kërkoj të zgjidhni boshllëkun ligjor”, thuhet në letrën e Presidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY