FOTO/ Shqiptari 65-vjeçar nuk e harron vesin, pas 10 viteve burg kapet...

FOTO/ Shqiptari 65-vjeçar nuk e harron vesin, pas 10 viteve burg kapet sërish me 1 kg kokainë

93
0
Shares

Karabinierët e Bagnolo Mellas në provincën e Breshias kanë arrestuar në flagrance një 65-vjeçar shqiptar, i papunë dhe me precedent penalë. Ai është arrestuar teksa shiste kokainë. Shqiptari ishte i njohur për kronikën dhe karabinierët e stacionit lokal për krimet e shfrytëzimit të prostitucionit, shitje kokaine, dëmtim personi dhe mbajtje armësh në vende publike, të gjitha të kryera në fillim të viteve 2000 që i sollën një dënim prej dhjetë vjetësh, vendosur përfundimisht më 2007. Pasi përfundoi dënimin, ai u kthye në Bagnolo Mella dhe fillimisht u përpoq të jetonte në mënyrë të ndershme, por duke qenë se ishte i vendosur mirë brenda botës së shpërndarjes së drogës, nuk iu desh shumë që të fitonte sërish besimin e furnizuesve të narkotikëve dhe rinisi të shiste sasi të mëdha kokaine. Të shtunën në mbrëmje, karabinierët i shkuan në shtëpi, ku gjetën 1 kilogramë kokainë të pastër, 16500 euro dhe një pistoletë. Kokaina ishte e pandarë në doza dhe në rrugë do të shitej për mbi 100 mijë euro. Shqiptari u dërgua direkt në qeli, ku iu komunikua edhe masa e sigurisë arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY