FOTO GALERI/ Presidenti Meta takon Gruevskin dhe krerët e partive shqiptare në...

FOTO GALERI/ Presidenti Meta takon Gruevskin dhe krerët e partive shqiptare në Maqedoni

55
0
Shares

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni. Presidenti Meta u takua me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; me kreun e BESA-s Bilal Kasami, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela si dhe me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Gjatë këtyre takimeve Presidenti Meta vuri në dukje dhe theksoi rolin kyç të faktorit politik shqiptar për harmoninë ndëretnike në Maqedoni si dhe nënvizoi rëndësinë që mbart bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv i të gjitha forcave politike për ardhmërinë dhe perspektivën integruese euro-atlantike të Maqedonisë. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni për integrimet euro-atlantike dhe sigurinë rajonale. Gjithashtu Meta zhvilloi një takim edhe me kryetarin e opozitës maqedonase (VMRO-DPMNE), Nikolla Gruevski gjatë të cilit theksoi rëndësinë që ka roli i opozitës në të gjitha proceset euro-integruese të Maqedonisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY