DETAJE/ Flet i akuzuari për përdhunimin e 13-vjeçares: E mora në makinë...

DETAJE/ Flet i akuzuari për përdhunimin e 13-vjeçares: E mora në makinë se binte shi…

425
0
Shares

Dëshmi kontradiktore kanë qenë ato të vajzës 13-vjeçare nga Kruja e zhdukur që të premten nga shtëpia dhe një djali 32-vjeçar të cilin e akuzon se e ka përdhunuar.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanËeb” edhe dëshminë e Alfred Tereziut, 32-vjeçari nga Tirana i arrestuar sot pas denoncimit të vajzës. Blutë e Durrësit thonë se djali ka një dëshmi krejt tjetër për ngjarjen, por deri sa të dalë përgjigjja e analizës mjeko-ligjore, për vajzën, ai do të qëndrojë prapa hekurave.
I riu mësohet të ketë thënë se vajzën e ka shoqëruar deri diku, pasi e ka parë në rrugë, dhe i ka ardhur keq që po lagej në shi.
“E pashë në rrugë, ajo më ngriti dorën, e mora vetëm se po binte shi. E mora në makinë, e çova deri ku donte ajo. Nuk e kam prekur me dorë, aq më pak ta kem përdhunuar. Nuk e di çfarë thotë ajo, por unë s’kam lidhje fare me këtë histori”, ka dëshmuar djali.
Sakaq burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se e mitura i dërgoi ata pranë një moteli në autostradën Tiranë-Durrës, aty ku pretendonte se ishte përdhunuar. Ata kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit për të parë nëse i riu ka hyrë me të në hotel.

Njoftimi i Policisë – Durrës, më 18. 11. 2017
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D. P., 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17. 11. 2017 ka bërë kallëzim motra e saj, shtetësia A. L., 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D. P., pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë – Durrës, më 20. 11. 2017
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me iniciale D. P., 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY