DETAJE/ Durrës, lidhja dhe grabitja e çiftit të moshuar, reagon Policia: Ja...

DETAJE/ Durrës, lidhja dhe grabitja e çiftit të moshuar, reagon Policia: Ja çfarë morën…

196
0
Shares

Grabitet dhe dhunohet një çift të moshuarish. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Burimet thane se kane qene 3 persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë (të vjetra) në banesën e një çifti të moshuarish.
Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe janë çuar nga gjumi, por autorët i kanë lidhur dhe dhunuar M. E., 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sh. E., 69 vjeç.
Policia e qytetit bregdetar tha se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur. Ata kanë shoqëruar ne Polici deri tani disa persona të dyshuar, por ende nuk ka të arrestuar.
I moshuari 77-vjeçar ndodhet ne spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Në datë 20. 11. 2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M. E. 77 vjeç.
Autorët kanë lidhur shtetasit M. E., dhe Sh. E., 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M. E., ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY