A u kthye Saimir Tahiri? Ka pas me u kthy mbrëmë

A u kthye Saimir Tahiri? Ka pas me u kthy mbrëmë

101
0
Shares

Një kronikë e të premtes mbrëma nga televizioni Top Channel e tronditi opinionin publik. Aty thuhej se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte larguar nga Shqipëria, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar në nisje të hetimeve që atij t’i bllokohej pasaporta, për të shmangur pikërisht një episod të tillë. Prokurorët kërkuan ose maksimumin, “arrest me burg”, për shkak se deputeti mund të prishte provat apo të largohej nga vendi, ose vetëm “kontroll banese”, por në gjendje të lirë. Ishte qëndresa e Ramës dhe PS për mos heqjen e imunitetit që i imponoi formulimin e një kërkese të tillë. Por teksa detajet janë bërë të ditura, askush nuk di se ku ka humbur ish-ministri për të cilin Edi Rama na siguroi se do ta vendoste para përgjegjësisë e nuk do të dilte nga vendi deri në ditën që do të vërtetohej pafajësia. Saimiri duhet të ishte në Shqipëri prej 12 orësh tashmë, siç ai vetë deklaroi në një postim në rrjetet sociale, por rrjeti ende buçet për arratisjen e tij në Gjermani. Mos vallë është Saimir kamionisti i Habilajve ai që na ka ikur në Gjermani dhe ish-ministri ynë prej aplikimit të kodit të heshtjes vazhdon të na mbajë në tension? Apo është vërtetë Saimiri i 20 milionë eurove të fushatës që ka shkuar për të zëvendësuar “Audi-n” e falur tek Habilajt, e të zhdukur tashmë me një të ri? Të ndodhur në të tilla kushte, dikush medoemos duhet ta pyes kryeministrin e vendit se kur “benjamini” i tij, ka ndërmend t’i japë fund “pushimeve dimërore” dhe të kthehet në vend, për të larë hesapet e tij me drejtësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY