SOKOL OLLDASHI/Larg do iki,… ne inekzistencen e castit

SOKOL OLLDASHI/Larg do iki,… ne inekzistencen e castit

322
0
Shares

Keto jane tre poezi te Sokol Olldashit, gazetarit dhe politikanit te paharruar, nga libri i tij me poezi “Teatri i hijeve”. Neser ka pervjetorin e vdekjes ne nje aksident tragjik 4 vjet me pare

TË DIELËN

Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë,
S’do ta zgjoj rojen syfjetur,
Qetësisht do ta mbyll portën prapë.

Do të eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash që të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do gjej të ngul kryqin,
Në dheun nga shirat bërë llohë.

Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiririn të ndez,
E paketën në plis do ta fsheh,
Që ta pi pasi të vdes.

E do të ik…

TË PAKTËN TI

Mos më mundo më kot, nënë!
Mos më fol
Për pranverë,
Lule,
Qiej të kaltër,
Zogj,
Mirësi!
Mos më gënje, të lutem,
As për Mujër, Halilër,
Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,
Për ëngjëj çengelë,
Ku varur rrinë kombet,
Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!

Mos më gënje, zemër!
Të paktën ti …


U JAP NJERËZVE SHANSIN E FUNDIT

Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.
Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësaia juaj naïve,
Nga hipokrizia e lindur.
Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni,
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.

ORËT KANË MBETUR

Orët kanë mbetur qysh ditën që unë vdiqa.
Hija e lavjerrësit,
Prej shekujsh e palëvizshme,
Shtrihet mbi kalendarin,
Prej ku fletët gjith janë grisur.
Ka mbetur
Veç kartoni i bardhë i zhgënjimit.
I bardhë
Si çarçafët e një krevati të rrëmujshëm,
Të palëvizur që nga dita
E Dashurisë.

Orët kanë mbetur,
Që kur s’je më ti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY