“Qeveria do të njohë vetëm bilancet e bankave për biznesin e madh”

“Qeveria do të njohë vetëm bilancet e bankave për biznesin e madh”

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi vendosjen e  TVSH për biznesit e vogël që në janar të 2018, gjatë ‘Komunikimit Javor’ në Facebook. Ai tha se kjo masë do të luftojë informalitetin ndërsa praktika e dy bilanceve për biznesin e madh do marrë goditje të fortë dhe qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave.

“E kemi bërë të ditur objektivin tonë për të luftuar informalitetin dhe mundësinë për më shumë janë të mëdha. Është miratuar baza në Kuvend dhe prej janarit do të përfshihet edhe biznesi i vogël dhe vlera e shtuar e aksionit anti-informalitet. Me gjithë arritjet e konsiderueshme, si dhe në luftën kundër punës në të zezë, së fundi janë identifikuar rreth 40% e të punësuarve në bizneset e mëdha të deklaruar me pagë minimale 30 mijë lekë. Kjo është e pajustifikueshme, por edhe e dënueshme, pasi shkelen hapur të drejtat e punonjësve, duke iu ngrënë padrejtësisht pensionin, duke i bërë bisht pagesës për tatimin e fitimit. Bashkë me ekonominë po rritet edhe forca e institucioneve.

Gropa e detyrimeve mbetet e një madhësi të papranueshme për një vend. Puna duhet të paguhet denjësisht dhe duke respektuar ligjet. Në janar tradita e biznesit të madh që punon me dy bilance do marrë goditje të fortë. Qeveria do njohë vetëm bilancet e bankave dhe duhet të ketë përputhshmëri. Forca e ligjit do të ushtrohet më fort se asnjëherë më parë për çdo biznes që do gjendet në kushtet e mashtrimit me pagat dhe me detyrimet”- tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155323278671523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY