Mister ngjarja në teatrin “Skampa”, financierja pretendon se i vodhën 4500 euro,...

Mister ngjarja në teatrin “Skampa”, financierja pretendon se i vodhën 4500 euro, Policia: Nuk u vodh asnjë send

71
0
Shares

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes në Elbasan, ku thuhet se u grabit kasaforta e teatrit “Skampa” ka reaguar edhe policia e këtij qyteti, e cila në fakt shton më tepër dyshimet për të vërtetën. Sipas policisë në institucion nuk është vjedhur asgjë, por financierja pretendon se grabitësit i kanë marrë shumë prej 4500 euro që mbante në zyrën e saj.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.11.2017 rreth orës 11:00 salla operative është njoftuar për një vjedhje në Teatrin Skampa në Lagjen “Luigj Gurakuqi”. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj. Po në vijim të veprimeve në vendngjarje si dhe nga deklarimet e personave përgjegjës të zyrave rezulton se persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave. Grupi hetimor, po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres. Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY