Mafiozët e famshëm, truket që përdorën për të lënë burgun

Mafiozët e famshëm, truket që përdorën për të lënë burgun

184
0
Shares

Bosi që besonte se ishte Napoleoni. Ai tjetri, “dhjami i Zotit”. Dhe misteri i Provenzanos. Një libër analizon se si Cosa Nostra shfrytëzon marrëzinë

Përpara komisarit Boris Giuliano që i vinte prangat në duar, bosi Antonio Marchese u hodh tek klasikët: “Po si guxoni? Unë jam Napoleoni, më jepni ushtritë e mia!” 19-vjeçari Agostino Badalamenti, i vetmi vrasës siçilian i kapur me revolen që ende nxirrte tym, shfrytëzoi pamjen e tij prej fëmije: nisi të qajë, duke tundur këmbët dhe duke ulëritur: “Dua mamin”. Giovani Battaglia, djaloshi i sulmit në Capaci, kaloi muaj të tërë duke i pritur magjistratët me pështyma, blasfemi si dhe fraza të gjata e të pamend. Ndërsa kreu i klanit të Sirakuzës, Angelo Bottaro, u vetëshpall “dhjami i Zotit”, duke bekuar gjykatën si dhe duke u shpërndarë shenjtë të vegjël karabinierëve. Veprime dhe fjalë që i garantuan transferimin në çmendinë, falë mjekëve që kishin bërë marrëveshje të fshehtë, si dhe rikthimin e shpejtë në liri.

Për vite të tërë, çmenduria ka qenë rrugëdalja e shfrytëzuar nga mafiozët për t’i shpëtuar burgut: e kanë provuar shumë, që nga vitet gjashtëdhjetë e deri sot.

Historia e të çmendurve të nderit është rindërtuar në një libër, “Mafie për të lidhur”, shkruajtur nga psikiatri Corrado De Rosa, dhe gazetarja Laura Galesi. Një tekst inteligjent, që rindërton marrëdhënien mes Cosa Nostras dhe sëmundjes mendore, të vërtetë apo false. Sepse ka edhe biografi kriminelësh ku brutaliteti është pasqyrë e trazimeve të thellë. Si ajo e Filippo Marchese, i quajtur “Milinciana”: “Një sadist që i lidhte dhe i priste kufomat. Që nuk lejonte askënd të dilte i gjallë nga dhoma e tij e vdekjes dhe provonte një kënaqësi erotike tek vriste, ndërsa thithte kokainë”. Apo si ajo e Nino Santapaola, vëllai i më të njohurit Nitto, i përshkruar nga i penduari Antonino Calderone me këto fjalë: “Cdo të shtunë në mbrëmje dilte nga shtëpia dhe shkonte për gjueti. Argëtohej duke kërkuar njerëz për të masakruar… Nëse shikoni kronologjinë e krimeve të kryer në Katania në 1976-1977, mund të verifikoni se sa kanë ndodhur të shtunave. Të dielën në mëngjes hapnim gazetën dhe komentonim: “I çmenduri, paska punuar dje”. Vëllai i tij, Nitto e quante një “likantrop”: “Ishte kaq gjakatar sa që kur urdhëroi vrasjen e 4 fëmijëve që kishin grabitur nënën e tij, edhe korleonezët thanë: “E ekzagjeruar!” Prej 30 vitesh, Nino Santapaolo hyn e del nga çmendinat gjyqësore. Në periudhat e lirisë shpesh ka drejtuar çështjet e familjes: një herë u ndalua me makinën plot me armë, dhe thuhet se ka kuruar ngjitjen e nipit në krye të klanit. Megjithatë, në takimet me psikiatrët bën bashkë “homeopatinë, fushat e luleshtrydheve dhe hidrokarburet, thotë që nuk mbushet sa duhet me oksigjen dhe për këtë arsye duhet të dalë nga burgu. Zërat e persekutojnë: “Si një rrjetë që më del para dhe më bën shoshë trurin”. Edhe pse, siç thonë psikiatrët, në bashkëbisedimet e tij nuk ka zëra gjëkundi”. Nga një ndalim në tjetrin, ka marrë vetëm një dënim për vrasje.

Por, tek Cosa Nostra, e dhe çmenduria e ka një rang. Asnjë kapo i vërtetë nuk do të përdorte ndonjëherë këta truke për t’i shpëtuar burgut. Eshtë një prej dallimeve me kamorrën napoletane, që ka mbërthyer në klinikat psikiatrike edhe njerëz të rëndësishëm të mafias, apo si në kohët e fundit kanë tentuar të bëjnë bosë fraksionesh apo kazalezë. Ndërsa për siçilianët, të shfaqen si të çmendur do të thotë të humbasin komandën. Madje problemet mendorë kanë qenë gjithmonë një instrument për të delegjitimuar rivalët, të penduarit apo edhe gjykatësit. Në një intervistë për Enzo Biagin, padrino i parë korleonez, Luciano Liggio fliste për Cesare Terranovan, i vrarë në Palermo: “Nuk e di nëse i gjori gjykatësi Terranova ndihej i urryer. Ndieja një përdëllim të sinqertë për të. Kur pati atë artrit të vogël gjatë marrjes në pyetje, kuptova që ndodhesha përballë një të sëmuri. Nëse prapa tryezave të ndryshme të shtetit ka psikopatë, faji nuk është imi. Përse nuk u bëjnë vizitat e duhura këtyre njerëzve përpara se t’u besojnë një zyrë?”

Por Cosa Nostra e ka marrëzinë edhe instrument dënimi. Vendimi kundër Giuseppe Grecos, që thuhet se ka vrarë 58 vetë duke i mbytur apo me plumba kallashnikovi, është prezantuar kështu nga Toto Riina dhe Salvatore Cancemi: “E di që kemi gjetur ilaçin për të cmendurit? Kemi vrarë Grecon, ishte bërë i çmendur…”

Shpesh herë Riina e ka përdorur në takimet sy më sy me të penduarit që e akuzonin. Gaspare Mutolos i ka ulëritur: “Me të nuk mund të flitet sepse është i çmendur si nëna e tij”.

Dhe në fakt Mutolo kish arritur të kalonte nga qelia në spitalin psikiatrik, ku siguroi një “trajtim të favorshëm”. Një prej të shumtëve që ka shfrytëzuar bashkëpunimin e mjekëve. Ka histori këmishash të pista në të gjithë Italinë. Si romanjolët që firmosën paaftësinë e një mafiozi, i cili më pas u filmua tek u ngrit nga karrikja me rrota dhe kërcente makarenën nën shoqërinë e disa vajzave. Pasi u zbulua, ai u vetëvra.

Këto kohë, çështja më e diskutuar i përket Bernardo Provenzanos, regjisori i fundit i mafias. Që nga momenti i arrestimit, Provenzano u ka ofruar fotografëve një buzëqeshje të ëmbël. Deri në shkurt 2011 ka thënë se sëmundja e tij nuk e lejonte të qëndronte në burg. Por mjekët e përjashtuan, duke e transferuar në një burg me qendër klinike. Në atë pikë avoketërit e tij ndërruan linjë, duke theksuar gjendjen psikike gjithnjë e më konfuze: “Provenzano nuk është në gjendje të kuptojë, nuk mund të marrë pjesë në procese”. Në fakt, kumbari shkruan letra dhe telegrame për familjarët.

Për De Rosa dhe Galesi, nisma mjeko ligjore nuk ka qenë e izoluar. Figura të tjera në po të njëjtat javë kanë kërkuar dhe siguruar lënien e burgut, si Michele Aiello dhe Gaetano Fidanzato. Autorët e librit e quajnë “një moment mobilizimi të përgjithshëm”. Në këtë moment Provenzano gjendet nga rojat me një thes plastike në kokë. Sapo agjentët hapin derën, ai vetë dorëzon zarfin. Ata që i vajtën në ndihmë thonë se “përgjigjej në mënyrë të çorientuar por me një buzëqeshje dashakeqe”. Mjeku që e vizitotoi tha se ishte një “teatër”. Veprimi mbetet misterioz: a ishte akti i një 80 vjeçari pa të ardhme, apo një formë proteste? 20 ditë më vonë, prokurorët e Palermos e pyesin për tratativën mes shtetit dhe mafias. Përgjigja ishte koncize: “Po të them të vërtetën, do të flas keq për kristianë, më falni”. Pak dite me vone, u rrëzua në qelinë e tij dhe u operua me urgjencë, për një hematomë cerebrale. Pas një kome të gjatë farmacologjike tani tregon shenja shërimi, me një pamje në përkeqësim të dukshëm. Tani është i papajtueshëm me proceset… /Messaggero/ Në shqip nga Bota.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY