DENONCIMI/ Me presion tatimor qeveria po falimenton kompaninë e vetme shqiptare të...

DENONCIMI/ Me presion tatimor qeveria po falimenton kompaninë e vetme shqiptare të celularëve

121
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme me denoncimin për falimentimin sipas tij nga qeveria të të vetmes kompani celulare shqiptare. Sipas Berishës shpallja e falimentit nga “Plus Communication” është i imponuar me presion të fortë tatimor. Ish-kreu i qeverisë nënvizon se ky falimentim do të thotë “prerje e kafshatës së gojës për 200 familje”. Ai i bën thirrje punonjësve, pronarëve dhe abonentëve të kësaj kompanie, që ndikoi në uljen e tarifave që të mos heshtin, por të protestojnë ndaj arbitratitetit mafioz qeveritar të Noriegës.

Mesazhi i plotë i Berishës:

Qeveria falimenton kompanine e vetme celulare shqiptare “Plus Communication”.  Specialisti dixhital jep lajmin e hidhur per ekonomine shqiptare, pasi sipas tij bordi i kompanise Plus detyrohet, per shkak te terrorit te tatimoreve, te nderprese veprimtarine e saj dhe te shpalle falimentimin. Me kete raste dua te njoftoj shqiptaret se kjo kompani luajti rol kryesor me uljen tarifave te saj ne pergjigje te thirrjes se qeverise per tarifa jashte spekullimit dhe per regullimin e tarifave me tregun e komunikimeve celulare. Shtoj ketu se tarifat asokohe ishin 300-500% me te larta se ne vendet e BE. Me uljet qe ajo beri, te cilat u ndoqen pastaj dhe nga kompanite e tjera celulare, u mbyll epoka e cërrit dhe shqiptaret komunikonin tashme si te gjithe qytetaret e tjere europiane. Mbeshtetja e kesaj politike e beri ate fokus sulmesh nga opozita e asaj kohe, sot qeveritaret kanabiste dhe simotrat e saj, gjersa i imponuan vendimin e perfundimit te aktivitetit te saj duke shembur kompanine e vetme me kapital teresisht shqiptar ne fushen e komunikimeve celulare si dhe prere kafshaten e gojes 200 familjeve. Duke denuar si nje rekord te zi tjeter te qeverise se klienteles, u bej thirrje punonjesve, pronareve dhe abonenteve te kompanise te protestojne per te mbrojtur djersen, punen, investimin e tyre ndaj arbitraritetit mafioz qeveritar te Norieges. Ketu me posht keni mesazhin e specialistit dixhital. sb

“Pershendetje i nderuar Doktor Berisha. Une qe po ju shkruaj jam nje punonjes i kompanise se vetme Celulare 100% Shqiptare Plus Communication te cilen po e mbyllin perfundimisht .Per 6 muaj kane shkurtuar rre 60 pununonjes me pretekstin ristrukturim . Asnje nuk flet !!Para 3 ditesh ka ardhur nje njoftim i kompanise ku thuhet se kompania do te ndreprese trasmetimin e frekuencave dhe per punonjesit eshte vendosur shpallaja ne foto. Qe do te thote se 220 punonjes do te dalin ne rruge .Asnje media nuk flet !! Qeveria nderkohe flet per rritje te investimeve dhe punesimit !!!! Min e punes ben sikur sdi gje. E vetmja kompani celulare me 100% kapital dhr investitore Shqiptare u shkri 220 familje ngelen pa pune asnje reagim nga AKEP asnje rreagim nga Media kurse Qeveria flet per arritje ekonomike dhe ulje te papunesise . Ju lutem publikoheni pasi eshte dicka shume e rende per te gjithe. Ju lutem te me ruani anonimatin e numrit te telefonit. Me respekt nje qytetar i Shqetesuar.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY