VIDEO/ Gramsh, fuoristrada me nxënës në greminë, dëshmia shokuese: Shoferi kishte djalin...

VIDEO/ Gramsh, fuoristrada me nxënës në greminë, dëshmia shokuese: Shoferi kishte djalin në prehër, timonin e mbante 8-vjeçari

250
0
Shares
Foto Ilustruese

Vjen deshmia tronditese pas aksidentit te rende qe ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor që lidh fshatin Bërsnik me qytetin e Gramshit, kur një “Fuoristradë” që transportonte nxënës e mësues u rrokullis nga një lartësi prej gati 100 metrash, ka ardhur si pasojë e një lëvizje të gabuar.
Mes deshmive te personave qe po trajtohen ne spital, pas aksidentit eshte edhe ajo e një vajze të vogël e cila konfirmon se shoferi i mjetit, shtetasi K.D mbante në prehër djalin e tij 8-vjeçar.
Policia dyshon se ndonjë lëvizje e gabuar e timonit, nga ana e 8-vjeçarit ka bërë që mjeti të përfundojë në humnerë, por hetimet ende s’kanë përfunduar.
Nxënësja e vogël konfirmon se: “Ishte çuni i Klodit ai që po ngiste makinën”.
Tetë të plagosurit janë nën kujdesin intensiv të mjekëve të spitalit të Gramshit, ndërsa deklarojnë se nuk mbajnë mend asgjë nga ajo që ju ka ndodhur.
“S’mbaj mend asgjë që nga momenti që mjeti u rrokullis dhe ra poshtë. Dola me këmbët e mia”,- thotë njëri prej pasagjerëve.
“Ishim 8 persona në makinë, dola në momentin që makina ndaloi”, thotë një djalë i ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY