Befason përgjigjia e Bleonës për fansin që i tha ‘Të hëngsha ***’

Befason përgjigjia e Bleonës për fansin që i tha ‘Të hëngsha ***’

331
0
Shares

Ermal Mamaqi e sfidoi sonte Bleona Qerretin të shkonte me të në një qebabtore plot me meshkuj dhe ajo pranoi.

Sigurisht që Bleona mes gjithë atyre meshkujve tërhoqi vëmendjen ndërkohë që Ermali aty zhvilloi edhe rubrikën “Pyetjet nga Facebook”.

Papritur në qebabtore ikën dritat dhe një nga meshkujt aty i thotë Bleonës “Të hëngsha ***”, duke shfrytëzuar situatën që ishte errësirë.

Por Bleonës nuk i shpëton asgjë dhe ju pëgjigj: “Hyr në rradhë…”.

Në vijim të spektaklit “Xing me Ermalin”, këngëtarja Bleona Qerreti u bë pjesë e lojës së titulluar “Sa mirë e njeh ti babin” dhe nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë, ajo ballafaqoi përgjigjet e saj me babanë i cili ndodhet në Los Angeles.

E pyetur nga Ermal Mamaqi në lidhje me gënjeshtrën më të madhe që ajo mendon se i ka treguar i ati, Bleona u përgjigj: “Unë kam idenë që gënjeshtra më e madhe që më ka thënë mua Nazmiu është që nuk ka pasur asnjëherë dashnore. S’e besoj dot.

Ai ka qenë nënkryetar dege për 30 vjet, ka qenë në post të rëndësishëm, është burrë i bukur edhe sot që është 70 vjeç. Unë mamin e kam shumë të bukur, por kur thotë ai që s’ka pasur asnjëherë dashnore dhe që një ka dashur e një ka marrë, unë s’e besoj dot.” Sakaq, ka ardhur dhe përgjigja nga babai i këngëtares, i cili u përgjigj se nuk e ka gënjyer kurrë të bijën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY