Mazhoranca kalon Projektbuxhetin për vitin 2018 pas 16 orëve debat

Mazhoranca kalon Projektbuxhetin për vitin 2018 pas 16 orëve debat

61
0
Shares

Seanca maratonë për buxhetin e vitit 2018, e mbushur me diskutime dhe debate të shumta në Kuvend është mbyllur me miratimin në parim të projektbuxhetit të paraqitur nga qeveria. Seanca nisi nga ora 10:00 e së enjtes dhe përfundoi në orët e para të së premtes, saktësisht rreth orës 02:05. Parlamenti miratoi në parim projektbuxhetin për vitin 2018 me 75 vota pro të mazhorancë dhe 47 vota kundër të opozitë, ndërsa 17 deputetë abstenuan. Votimi në parim i projektbuxhetit solli përplasje të forta midis pozitës dhe opozitës, nga ku kryetari i PD Lulzim Basha kërkoi mos votimin në parim të këtij projektbuxheti pasi sipas tij favorizon pastrimin e parave të bandave dhe të hashashit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY