DENONCIMI/ Drejtoresha e spitalit të Elbasanit kërkon 4-5 mijë euro ryshfet për...

DENONCIMI/ Drejtoresha e spitalit të Elbasanit kërkon 4-5 mijë euro ryshfet për një vend pune

747
0
Shares

Një tjetër rast flagrant i korrupsionit në sektorin e shëndetësisë është denoncuar mëngjesin e sotëm nga ish-kryeministri Sali Berisha. Këtë radhë është drejtoresha e spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj, që akuzohet nga mjekët dhe qytetarët se është zgjedhur pa konkurs dhe kërkon të përfitojë nga 4 deri në 5 mijë euro ryshfet për një vend pune. “Për vizitën e Noriegës dhe ndrikull Manastirliut, punonjësit duhet të paguajnë 50-100 mijë lekë. Drejtoresha që zgjidhet pa konkurs akuzohet se merr nga 1 mijë deri në 5 mijë euro ryshfet për ndryshim pavioni apo marrje rishtas në pune. Lexoni mjekun dixhital”, shkruan Berisha në Facebook.

Denoncimi i publikuar nga Sali Berisha:

“Z Dok Berisha ju uroj shendet.jam nje punojes ne spitalin rajonal Elbasan.anonim ju lutem. Ne tetor vjen Ministrja e Shendetesit e i kerkon drejtoreshes Desantila Tahiraj.te sistemoj ambjentet e jashme te spitalit. Fillon aksioni.therret urgjent shefat e pavioneve dhe ndan detyrat.por cfar detyrash ? Tju bejn presion vartesve.ju marrin nga 50-100 mije lekè te vjetra.qe te mbjellin.ullinj.pem dekorative.te bejn lyrjen e fasadave.tapet bari. Këtu behet nami.per nje vend pune paguhen 4-5 mij euro.per nje transferim nga ne pavion ne tjetrin 1 mij euro. Drejtoresha nuk lejoi njeri nga spitali te konkuroj per postin e drejtorit te spitalit.duke then e kam mikesh ministren.jam un ktu shprehet.ka qen kandìdate e rilindjes. Nuk dha dorheqje kur e dhan gjith drejtoret tjer.ju lutem publikoje po anonim se kta te len pa pun e pa buk.gjithe te mirat i nderuar.Faleminderit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY