VIDEO/ Basha-Ramës: Thirri mendjes, mund të përfundosh edhe ti i arratisur në...

VIDEO/ Basha-Ramës: Thirri mendjes, mund të përfundosh edhe ti i arratisur në Tunizi

108
0
Shares

Pasi Kryeministri Edi Rama përmendi emrin e biznesmenti, Avni Ponari, që kërkonte të investonte në Valbonë nëpërmjet skemës së re të qeverisë, dhe që ishte mbështetës i PD, në foltore u rikthye kryetari i opozitës Lulzim Basha. Kreu i opozitës i bëri thirrje Edi Ramës që ti thërrasë mendjes, se mund të përfundojë në arratisje si liderë të tjerë që ai mirë i njeh. “Nuk ka dalë kot që ke marrë fund publikisht, por ke dalë dhe nga pikëpamja e logjikës e vjen ëktu e bën diversion”, tha Basha. Kreu i PD-së theksoi se ai nuk i ndan shqiptarët në të majtë e të djathtë, por ata që punojnë me ndërshmëri dhe ata që përfitojnë nga droga dhe krimi si njerëzit e lidhur me qeverinë e Ramës. “Për mua ndahen paratë e pistë të drogës dhe paratë e djersës së ballit, në demokratë dhe socialistë të ndershëm ku duan një vend me punë të ndershme dhe një grusht horrash në partinë tënde dhe ndonjë që ka qenë në oborrin e partisë sime që i ke mbledhur tij, i ke bërë strehë dhe lavatrice për aktivitetin kriminal. Ka hotele me 5 yje, ti dhe ministrat i njihni shumë mirë dhe pronarët ju njohin shumë mirë e dinë të gjithë si janë ndërtuar. Plani është i qartë, flota e trafikanëve të drogës me ndonjë pensionist zviceran, kanë dështuar të tjerë, kanë përfunduar në Tunizi, thirri mendjes, edhe për veten tënde”, u shpreh Basha.

Replika me Edi Ramën: Ke marrë fund politikisht! Diversionet me financues partish janë të kota. Unë i ndaj njerëzit në të ndershëm dhe të pandershëm!

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY