RUSIA 2018/ Përcaktohen 32 finalistët e Kampionatit Botëror të Futbollit

RUSIA 2018/ Përcaktohen 32 finalistët e Kampionatit Botëror të Futbollit

216
0
Shares

Konfirmohen 32 finalistët e Kupës së Botës në Futboll, “Rusia 2018”.
Peruja ishte ekipi i fundit që siguroi pjesëmarrjen në botërorin që do të mbahet verën e ardhshme në Rusi.
FIFA publikoi edhe ndarjen në vazo duke u bazuar në renditjen e muajit tetor.
Përjashtim në këtë vendosje bën vetëm Rusia si vend organizator dhe është pjesë e vazos së parë. Koka grupi do të jenë edhe Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia dhe Franca.
Në vazon e dytë gjejmë përfaqësuese si Spanja dhe Anglia, ndërsa Islanda debutuese është në të tretën. Tjetër ekip që do të marrë pjesë për herë të parë është Panamaja. Mungesat e mëdha janë Italia, Holanda, Kili apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shorti do të hidhet më 1 dhjetor në Moskë me ekipet që do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe secili. Në këtë turne po diskutohet që të përdoret sistemi VAR në ndihmë të gjyqtarëve, për të shmangur gabimet njerëzore. Finalet e Botërorit 2018 do të nisin më 14 qershor dhe do të zgjasin deri më 15 korrik.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY