FOTO GALERI/ Zbulohet thesari i rrallë, i groposur 850 vjet më parë

FOTO GALERI/ Zbulohet thesari i rrallë, i groposur 850 vjet më parë

291
0
Shares

Një skuadër arkeologësh francezë ka zbuluar një thesar të rëndësishëm në abacinë e Cluny, në rajonin e Saône-et-Loire. Skuadra e përbërë edhe nga disa studentë të Universitetit të Lumière të Lionit drejtohej nga arkeologia Anne Baud dhe po gërmonte në rrënojat e një infermierie kur zbuloi atë që në dukje të parë ishte një pëlhurë e thjeshtë.
Në brendësi të saj u gjendën 2200 monedha argjendi, 21 medalje ari islame, një unazë ari me gur dhe sende të tjera të çmuara.
Analizat laboratorike zbuluan se monedhat i përkasin periudhës mes viteve 1121 dhe 1131.
Ato i përkasin Andaluzisë dhe Marokut që ndodhej në mbretërimin Ali Ben Youssef, një sovran mysliman që qeverisë Spanjën në fund të shekullit të XI dhe fillimit të XII.
Thesari qëndroi i groposur për 850 vjet.
Kush e ka fshehur?
Një prift? Një laik?
Dhe përse ka mbetur i harruar?
Janë pyetje që grupi i ekspertëve po përpiqen tu japin përgjigje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY