DETAJE/ Adoleshenti ikën në Zvicër, vëllait të tij po “i ikën truri”

DETAJE/ Adoleshenti ikën në Zvicër, vëllait të tij po “i ikën truri”

86
0
Shares
Komisariati nr. 1 i Policise Tirane

Një 18-vjeçar, i larguar nga Shqipëria në drejtim të Zvicrës, prej më shumë se një muaji është deklaruar i humbur nga familjarët e tij në Tiranë. Vëllai i tij, shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, ka bërë denoncim në Komisariatin nr. 1, duke kërkuar që të njoftohen autoritetet në Zvicër për gjetjen e tij.
Burime nga Policia thanë se bëhet fjalë për Adelajden H., 18 vjeç, i cili është larguar nga Shqipëria më datë 9 tetor të këtij viti. Për 8 ditë, pas mbërritjes në Zvicër, adoleshenti ka komunikuar rregullisht me vëllanë e tij, ndërsa më pas telefoni i tij rezulton vazhdimisht i fikur. Sipas kallëzimit të të vëllait, që nga data 17 tetor kur ka qenë komunikimi i fundit me të, ai nuk di më asgjë për vendndodhjen e adoleshentit.
“Shtetasi Emirjon H., 28 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 9 tetor 2017, është larguar për në Zvicër vëllai Adelajden H., 18 vjeç dhe më datë 17 tetor 2017, ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY