VIDEO/ Histori e rrallë – Xhongler topash në semafor, por kap kontratën...

VIDEO/ Histori e rrallë – Xhongler topash në semafor, por kap kontratën e jetës

146
0
Shares

Futbolli ofron shpesh histori magjike dhe shumicën prej tyre e shijojmë në fushat e blerta. Megjithatë ndonjëherë mjafton një top për të hapur dyert e mundësive. Është kjo historia e një djaloshi nga Paraguai, i cili fitonte bukën e gojës për vete dhe familjen duke bërë xhonglerin në rrugë. Ai është 14 vjeç, jeton në Asunsion të Paraguait dhe quhet Ivan Genes.

Rastësia
Varfëria e familjes e detyroi të braktisë shkollën, për të fituar ndonjë qindarkë falë aftësive të tij me topin. Në një nga ditët e tij të zakonshme, në një semafor të Asunsionit, ai u filmua nga një kalimtar, dukshëm i habitur nga cilësitë e djaloshit, i cili ofronte gjithfarë lëvizjesh pa lejuar topin të prekte tokën. Pikërisht, video ku 14- vjeçari shpalos talentin u publikua disa ditë më pas në rrjet dhe që aty një mori klikimesh vijuan për të treguar vlerësimin për adoleshentin e panjohur dhe xhonglimet e tij.

Interneti
Buja e madhe në internet, mes të tjerëve, tërhoqi vëmendjen e mediave me djaloshin që pranonte simpatinë e tij për ekipin e Guaranit. Një agjent i klubit në fjalë, pasi pa në televizor intervistën, i mundësoi menjëherë një provim, të cilin Ivani e kaloi pa problem duke përfituar edhe një kontratë të rregullt.
Agjenti Regis Markes deklaronte i lumtur, pas provës së djaloshit, se tani gjithçka varej nga talenti dhe dëshira… e të mendosh që Ivani si qëllim kryesor përpara kamerave shprehu dëshirën për t’i blerë rroba të reja vëllait të vogël. Tani e pret ëndrra e madhe! Reinold Bakalli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY