VIDEO/ Apeli i Bashës: Shqiptarët të bashkohen për të ndalur investimin e...

VIDEO/ Apeli i Bashës: Shqiptarët të bashkohen për të ndalur investimin e parave të krimit në ekonomi, të hetojë Prokuoria

72
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat reagoi lidhur me fjalën e mbajtur paraditen e sotme nga kryeministri Edi Rama, ku e cilësoi qesharake deklaratën e kryeopozitarit për nisjen e një hetimi nga FBI për buxhetin e vitit 2018. Sipas Bashës, sa herë që Edi Rama qesh me denoncimet e opozitës, ai kapet gafil në lidhjet me krimin e organizuar dhe narkotrafikun. Kryedemokrati i bëri thirrje prokurorisë që të kalojë në sitë koncensionet dhe PPP-të e qeverisë Rama2.

“Sa herë Rama u thotë shqiptarëve të qeshin me akuzat e opozitës, Shqipëria kthehet ose në hambar të kanabisit, ose në kryeqendër të pastrimit të parave. Edi Rama ju tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën se i quante mishkonjat, aviona. Në Shqipëri paraja e pastër po largohet, sepse po përzihet nga paraja e pisët e drogës. Paratë po pastrohen nga qeveritarët nëpërmjet blerjes së vilave dhe apartamenteve brenda dhe jashtë vendit. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të. Është koha të bashkohemi dhe të ndalim kapjen e ekonomisë nga krimi. Projekti “1 Miliardë euro” duhet të ndalet tani dhe të hetohet çdo koncension i kësaj qeverie. Tani është koha tit hemi ndal Edi Ramës dhe krimit në ekonomi dhe politikë”, tha kreu i PD.

Sa herë Rama u thotë shqiptarëve të qeshin me akuzat e opozitës, Shqipëria kthehet ose në hambar të kanabisit, ose në kryeqendër të pastrimit të parave. Prokuroria, e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë, duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të.

Publié par Lulzim Basha sur mardi 14 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY