RAPORTI/ FMN: Ulet ndjeshëm rritja ekonomike për 2018-2019

RAPORTI/ FMN: Ulet ndjeshëm rritja ekonomike për 2018-2019

93
0
Shares

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përkeqësuar ndjeshëm parashikimet për ekonominë shqiptare duke rrëzuar pretendimet e qeverisë. Në raportin e fundit të prespektivës globale, FMN uli me 0.4 pikë përqindje parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, jo vetëm për vitin 2018, por edhe për 2019-ën. Në prill të këtij vitit FMN parashikonte se ekonomia shqiptare do të rritej me 4.1 për qind vitin e ardhshëm dhe 4.2 për qind në 2019-ën. Por në raportin e publikuar një ditë më parë, normat e rritjes janë rishikuar për të dy vitet respektivisht në nivelin 3.7 për qind dhe 3.8 për qind. Sipas FMN, arsyet për përkeqësimin e parashikimeve për ekonominë shqiptare janë të lidhura më rënien e investimeve të huaja, ndërsa dy projektet kyç, gazsjellësi Transadriatik dhe Kaskada e Devollit po shkojnë drejt përfundimit të tyre, ndërkohë që qeveria nuk ka arritur të kontraktojë asnjë investim të ri madhor në horizont. Qeveria është zotuar se në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të përshpejtohet në 5.5 deri në 6 për qind. Por parashikimi më i fundit i FMN është një shuplakë e fortë, e cila dëshmon dështimin e qeverisë për të thithur investime të mëdha në ekonomi. Edhe Banka e Shqipërisë në një deklaratë të fundit të saj nënkupton se rritja ekonomike nuk mund të jetë më e lartë se 3.5 për qind në vit, pa rritje të borxhit publik ose shpërthim të inflacionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY