Durrës, arrestohet i kërkuari i drejtësisë italiane, është dënuar me 16 vite...

Durrës, arrestohet i kërkuari i drejtësisë italiane, është dënuar me 16 vite burg

210
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë. I arrestuari është Eduart  Daiu, 57 vjeç, banues në  fshatin Rrushkull, Durrës. “Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me Vendimin Nr .1131/09 REG.SENT-5571/08 REG.GEN datë 23.03.2009 e ka dënuar me 16 vite burg për veprën penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar në nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe nenet 73,74 dhe 80 të Dekretit Nr. 309-1990. I kanë mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 10 muaj e 29 ditë burgim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY