AKUZA/ Edi Rama është i gatshëm të zhvishet lakuriq për të mbrojtur Tahirin

Ndaje

Në deklaratën e sotme për mediat, ku akuzoi qeverinë se do të pastorjë paratë e pista të drogës me koncensionet dhe projektin “1 Miliardë” që ka përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2018, kreu i PD iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve edhe për kërkesën e PS për shkarkimin e Kreut të KQZ, Klement Zguri. Duke ju referuar kësaj çështje, Basha tha se Edi Rama po përpiqet të zhvendosë vëmendjen e opinionit publik nga krimi dhe dosja e Tahirit, duke prodhuar shou. Sipas kreut të opozitës, Edi Rama është i gatshëm të zhvishet lakuriq për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm. “Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes se pse e mbrojti Saimir Tahirin? Pse nuk thotë një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit të kapura. Ka dy javë që hesht për që t’i shmanget këtyre pyetjeve. Ai po bën dhe do bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”, deklaroi Basha.

Leni një përgjigje