VIDEO & FOTO GALERI/ “Fundi i botës?!” – Ja avioni sekret që...

VIDEO & FOTO GALERI/ “Fundi i botës?!” – Ja avioni sekret që do të futet presidenti Trump në rast lufte

94
0
Shares

Ky aeroplan i veçantë është projektuar për ditën kur vjen “fundi i botës” ose për një goditje të papritur nukleare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aeroplan amerikan i cili është projektuar posaçërisht të ndjek presidentin amerikan kudo që ai udhëton, në rast të një sulmi bërthamor.
Njihet zyrtarisht si Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të nxjerrin direktiva dhe të marrin vendime kur janë në qiell.
Boeing E-4B kushton vetëm 250 milionë dollarë dhe një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.
Aeroplani thuhet se ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike.
Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.
Megjithëse ky aeroplan nuk është një “fshehtësi”, ai është më i sigurt që brenda tij të qëndrojë presidenti në rast të një Lufte të Re të Ftohtë ose një sulmi bërthamor.
Ndryshe nga aeroplani ceremonial dhe i rehatshëm “Air Force 1”, dhoma kryesore është një “e luftës”, në të cilën ulën në dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë për komunikim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY