LAJMI I FUNDIT/Vdes vajza 29 vjecare që u aksidentua në rrugën e...

LAJMI I FUNDIT/Vdes vajza 29 vjecare që u aksidentua në rrugën e Kombit

136
0
Shares

Ne foto, vendi dhe makina e aksidentit

Një vajzë 29 vjeçe S.Gjoka, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Kombit, ndërroi jetë në spital.

Aksidenti ndodhi në hyrje të tunelit të Kalimashit, kur makina ku ndodhej edhe vajza 29 vjecare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të saj.

Të plagosurit janë shoqëruar menjëherë në drejtim të Spitalit të Kukësit, por Gjoka fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY