Aksident në Kërrabë, kamioni bie në greminë, plagoset një person

Aksident në Kërrabë, kamioni bie në greminë, plagoset një person

119
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndodhur rreth orës 00:15 të natës së kaluar rreth 50 metra në dalje të tunelit të Kërrabës.
Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës është rrokullisur 15 – 20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.
Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i mjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pasi daljes nga tuneli, duke u favorizuar edhe nga moti i keq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY