Zbulohen SMS-të për ryshfetin 20 mijë euro që mori gjyqtari i arrestuar...

Zbulohen SMS-të për ryshfetin 20 mijë euro që mori gjyqtari i arrestuar dje

82
0
Shares

Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me aktin korruptiv të gjyqtarit të arrestuar të Apelit, Shkelqim Miri. “Panorama” shkruan se krahas pamjeve filmike të kamerës në lokalin në Fushë Krujë, ku u moën paratë e ryshfetit ekziston një provë e dytë, që janë mesazhet përmes aplikacionit “WhatsApp”. Pas dorëzimit të parave në Fushë-Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes “ËhatsApp”-it se për dy javë çështja sistemohej. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka improvizuar sekuestrimin e përkohshëm të një celulari nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime. Ndalimi i Miriu u be dje nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua “Një vrasje e dytë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY