FOTO/ Reportazh i Zougla.gr: Në Shqipëri nis lufta ndaj mafias, por ku...

FOTO/ Reportazh i Zougla.gr: Në Shqipëri nis lufta ndaj mafias, por ku është Klemend Balili…

166
0
Shares

Një tjetër reportazh i ndërtuar mbi angazhimin e shfaqur nga SHBA dhe BE për të asistuar autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar është publikuar së fundmi. Këtë herë është media greke Zougla.gr, që në reportazhin e saj thekson faktin se pas publikimit të skandalit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për bashkëpunim me trafikantët e drogës, në Shqipëri do dërgohen agjentë të specializuar të FBI-së, për të marrë pjesë në luftën kundër trafikut të drogës. Edhe operacioni “Forca e Ligjit”, së bashku me task forcën speciale të ngritur me mbështetje ndërkombëtare për të goditur grupet kriminale, zënë një vend të konsiderueshëm në reportazh. Teksa ndikimi ndërkombëtar në luftën ndaj mafias cilësohet si pozitiv nga grekët, ata flasin edhe për Klemend Balilin, i cili kërkohet nga drejtësia e tyre, por edhe nga DEA amerikane.

Fragmente nga reportazhi:

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po ndërmarrin veprime për të ndihmuar autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Si Zougla.gr ka shkruar tashmë, pas skandalit që shpërtheu në vendin fqinj dhe akuzat ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri për përfshirje dhe bashkëpunim me trafikantët e drogës, FBI kishte planifikuar të dërgonte agjentë për të marrë pjesë në luftën kundër trafikut të drogës. Të martën e kaluar, në një konferencë të organizuar nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, u bë e ditur se ishte duke u përgatitur një operacion të quajtur “Forca e Ligjit”, për Zbatimin e Ligjit kundër Krimit të Organizuar. Konferenca përfshinte, ndër të tjera, Ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Të dy kanë konfirmuar gatishmërinë për të filluar operacionin, por edhe krijimin e një ekipi të posaçëm të përshtatshëm. Sipas asaj që është bërë e njohur, Task Forca do të përbëhet nga agjentë të specializuar të FBI-së (Mark Neëhouse dhe Jack Liao), punonjës të policisë italiane dhe gjermane, të cilët do të ndihmojnë autoritetet shqiptare në operacionet e tyre. Ndërsa ministri i brendshëm shqiptar, Fatmir Xhafaj u tha gazetarëve, “po krijohet një ekip i posaçëm për të ndihmuar që operacioni të ketë sukses. Kjo është ajo që SHBA do të ndihmojë. “Nga ana e tij, ambasadori i SHBA në Tiranë tha se “autoritetet amerikane do të mbështesin çdo përpjekje nga qendrat e reja të krijuara, SPAK (Struktura e Specializuar kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) dhe BKH (Byroja Kombëtare e Hetimeve) në Shqipëri për të ndihmuar me krimin. Ky operacion do të çojë në kapjen e peshqve të mëdhenj”. Në të njëjtën kohë, ambasadorja e BE u tha gazetarëve se “askush nuk është mbi ligjin në BE, kështu që edhe në Shqipëri duhet të zbatohet ligji”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY