VIDEO/ Blendi Fevziu vlerëson me notë dhe ka një parashikim për ...

VIDEO/ Blendi Fevziu vlerëson me notë dhe ka një parashikim për jetëgjatësinë e qeverisë “Rama 2”

281
0
Shares

I njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit të mendimit apo opinionit personal, Blendi Fevziu ka folur “pa dorashka” për qeverinë Rama në emisionin Kolaudim.
Ai ka shprehur në maksimumin pakënaqësitë e tij për qeverisjen aktuale dhe pyetjes së drejtuesve të emisionit, në IN TV, Vinit e Mateos se me çfarë note e vlerëson legjislaturën “Rama 2”, Fevziu u përgjigj shkurt dhe qartë duke thënë “0”.
Duke u nisur nga kriza që e ka kapur, moderatori i njohur u shpreh gjithashtu se qeveria Rama mund të bjerë edhe më përpara mbarimit të mandatit të saj, por mund të ketë edhe përmirësime apo ndryshime.
Ai vijoi më tej duke thënë se me të gjitha këto problematika në jetën politike në vend, kjo qeveri e ka të pamundur të qeverisë, ose Rama duhet të shpikë një formulë të re në mënyrë që jetëgjatësia e tij si kryeministër të vazhdojë.

Kolaudim (10.11.2017) – I ftuar Blendi Fevziu

Publié par INtv Albania sur vendredi 10 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY