ASTRIT PATOZI/ Gazetarët në çarkun e gjuetarit pa çifte

ASTRIT PATOZI/ Gazetarët në çarkun e gjuetarit pa çifte

60
0
Shares
Astrit Patozi

Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpif përtej faktit që gazetarët po i çon gati symbyllazi në çarkun, që u ka ngritur me kujdes gjuetari. Por atyre nuk mund t’u vesh shumë faj që reagojnë, qoftë edhe në mënyrë agresive apo të shpërpjestuar, se presupozohet të jenë të përfshirë emocionalisht prej ngacmimeve.
Ajo që bën përshtypje dhe e ke vështirë ta shpjegosh është fakti se, si ka mundësi që të tjerët nuk po e kuptojnë se gjuetarit i është lagur baruti i çiftes, ndaj edhe i duhen beteja më të vogla, se sa ato me armë zjarri. Të cilat nuk e ka fare problem edhe po t’i humbasë, ndonëse edhe kjo nuk është ngjarje e sigurt.
Sepse është e njohur botërisht që gjuetarët nuk mund të jenë asnjëherë gjah i lehtë. Dhe është po kaq e vërtetë se edhe ata që kanë lindur për të qenë pre’, nuk mund t’i kenë kurrë instinktet e gjuetarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY