KRONOLOGJI/ Ditë të lodhshme e të vështira për kryeministrin – Të gjitha...

KRONOLOGJI/ Ditë të lodhshme e të vështira për kryeministrin – Të gjitha shashkat që Edi Rama hodhi në media për të fshehur Saimir Tahirin

120
0
Shares

Kur gazetarët u njoftuan se kryeministri do të prononcohej në oborrin e parlamentit, socialistët sapo kishin votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit. Me nxitim, gazetarët u bënë gati për të pritur Ramën, duke menduar secili për pyetjen që do të nxirrte lajmin e ditës. Nuk e dinin se lajmi i asaj dite, ishin ata vetë, shkruan Lapsi.al.
Pyetjen e parë e bëri Esiona Konomi e Report TV: “Zoti Kryeministër, a jeni i bindur që keni marrë vendimin e duhur?” Rama as nuk denjoi t’i japë përgjigje. Ishte përgatitur t’u përvishej gazetarëve me sharje dhe ofendime personale.
“Së pari, turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi”, ishte fjalia e parë e kryeministrit.
I ndërgjegjshëm se vota që bllokoi arrestimin e Saimir Tahirit, do ta t’ia nxinte keq imazhin, Rama provokoi debatin që e nxinte ku e ku më pak. Më mirë t’i dilnin përballë gazetarët, sesa Dritan Zagani, Antimafia italiane apo prokuroria e Krimeve të Rënda.
Rrjetet sociale shpërthyen me reagimet e qindra gazetarëve të irrituar. Jehona e sharjeve të Ramës zgjati pak ditë dhe u mbyll vetëm kur gazetarët kuptuan se Rama i përdori me mjeshtëri për të bërë zhurmë. Përgjigja më e mirë ishte të përqendrohen te lajmi i vitit, kapja me presh në duar e Saimir Tahirit.
Por as Rama nuk e la me aq. Në ditët në vijim bombardoi shqiptarët me marifetet e një njeriu në hall, i gatshëm të bëjë çdo gjë për t’iu shmangur emrave si Tahiri, Habilaj, Zagani, kanabis apo Antimafia italiane.

Fadromat në Himarë
Natën e 30 tetorit, punonjësit e INUK u lajmëruan se do të udhëtonin drejt Himarës për të shkatërruar godinat që pengonin rehabilitimin e qytetit. Të nesërmen në mëngjes herët nisi aksioni. Pamjet e banorëve të Himarës që protestonin me flamur grek dhe dhjetëra forca të RENEA-s e bënë efektin.
Deri në mediat greke u fol për forcat speciale, përplasjen me banorët dhe ndërhyrjen e Athinës zyrtare.

Fjalori banal në Parlament
Rama e kërkoi dëshpërimisht debatin për Himarën në parlament. Evitoi temën për Saimir Tahirin pavarësisht akuzave të forta që i erdhën nga Lulzim Basha.
Kur kuptoi se opozita nuk do të binte në kurthin e diskutimeve për Himarën, goditi nga foltorja e kuvendit me fjalët “palikari” dhe “qirje”, që mbushën portalet dhe u përsëritën nga të gjitha televizionet.

12 prefektët që do luftonin kanabisin
Në 1 Nëntor, pasi mbaroi mbledhjen e qeverisë, Rama thirri përsëri gazetarët në kryeministri. Doli para kamerave me 12 burra e gra, që i kishte emëruar prefektë. Gjetja kësaj radhe, ishte se të 12 prefektët ishin ish ushtarakë në rezervë.
“Roli i prefektëve të rinj merrte një dimension tjetër në luftën kundër kanabisit”, dhe kush mund t’a bënte më mirë luftën sesa ushtarakët?

Taulant Balla në sulm për CEZ dhe Agron Kapllanajn
Paralelisht me Ramën, nga Partia Socialiste janë sulur deputetët e PS-së. Për të kapur titujt e parë të mediave janë hapur tema dhe skandale të reja, ku kundërshtarët janë opozita dhe prokuroria.
Taulant Balla akuzon prokurorinë për mbylljen e dosjes së CEZ, skandal në të cilin, thotë ai, është i përfshirë Shkëlzen Berisha.
PS ka denoncuar edhe vendimin e KQZ-së për Agron Kapllanajn, kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës. Sipas socialistëve ai është i dënuar për vjedhje makinash dhe banesash dhe duhet shkarkuar në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

Thagma e matësve të puseve
“Dua t’iu bëj me dije se janë 270 mijë familje që sot nuk përdorin matës. Kjo nuk mund të tolerohet më dhe të gjithë duhet të legalizohen vetë pa penalitete. 25 mijë puse janë të hapura në Shqipëri, ku vetëm 265 kanë leje”.
Kjo deklaratë e Ramës para pseudo- aksionit për ujin nuk ka nevojë për koment. Tregon më së miri se nervat nga dosja Tahiri janë në kulm.

Dalja me citjani në Fier
As dalja e Ramës me çitjane në rrugët e Fierit nuk përbën më çudi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY