VIDEO & EMRA/ Shkodër, operacioni “Bahçallëku” prangos edhe 4 persona të tjerë...

VIDEO & EMRA/ Shkodër, operacioni “Bahçallëku” prangos edhe 4 persona të tjerë për trafik droge

178
0
Shares

Në vijim të operacionit të koduar “Bahçallëku” janë arrestuar në flagrancë edhe 4 persona të tjerë, si të përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
Pas një pune të mirëfilltë me metoda speciale të hetimit nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P., Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i perosnave…
Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, në vijim të hetimeve me datë 07.11.2017, këtij shtetasi gjatë kontrollit personal në portofolin e tij kishte një zarf të vogël brenda të cilit kishte një sasi lënde e dyshuar lëndë narkotike Heroinë.
Albert Lokaj , 30 vjeç, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve ky shtetas ka rezultuar se ka blerë sasi të konsiderueshme dozash lënde narkotike tek shtetasi Denis Shema gjatë periudhës dy mujore të hetimit.
Loreta Paço, 36 vjeçe, banues në Shkodër, në vijim të hetimeve proaktive kjo shtetase ka rezultuar se në vazhdimësi ka ndihmuar shtetasin Denis Shema në shitjen e lëndës narkotike, gjatë periudhës dy mujore të hetimit.
Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe, në vijim të hetimeve me daten 07.11.2017 , ku këtij shtetasi gjatë kontrollit personal i është gjetur në xhep një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, ku rezultoi me peshë 3.8 gram.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, konkretisht:
2 Automjete
26.4 gram lëndë narkotike Heroinë
3.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa
6 telefona celular.
Vazhdojnë hetimet në lidhje me bashkëpunëtorët e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për këta shtetas, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu në kuadër të planit të operacionit për kapjen e personave në kërkim nga strukturat e Komisariatit Policisë Shkodër është bërë ndalimi i shtetasit:
Kolë Qershia 30 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal
Si dhe nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë është ndaluar shtetasi:
Bledar Gjinaj 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, me masë sigurimi “Arrest me burg” për veprën penale “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Njoftimi i mëparshëm i Policisë së Shkodrës

Sot pas një pune të mirëfilltë të kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër u finalizua me sukses operacioni i koduar “Bahçallëku” ku u bë arrestimi në flagrancë i
Denis Shema, 34 vjeç, banues në Shkodër
Romina M. 26 vjeçe, banuese në Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Bahçallek”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin tip Audi me targë AA 811 ED të shtetasit Denis Shema u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, me peshë 25.4 gram.
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti tip Audi, 3 telefona celular dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY