SKANDAL/ Prokuroria e Krujës: Lirimi i Genc Tafilit është i paligjshëm, të...

SKANDAL/ Prokuroria e Krujës: Lirimi i Genc Tafilit është i paligjshëm, të hetojë menjëherë KLD-ja

232
0
Shares

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha vendosi të lërë të lirë Genc Tafilin, të dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, me 2 Gusht të vitit 2000. Sipas vendimit, Genc Tafili është liruar pasi ka vuajtur 17 vite burg fizik në burgun e Fushë Krujës. Genc Tafili është vëllai i të dënuarit me brugim të përjetshëm, Admir Tafili. Në Mars të 2011-ës, Admir Tafili kreu vrasjen e dy vëllezërve Nikolin dhe Gjovalin Pjetrushi, për hakmarrje ndaj vrasjes së babait. Në nëntor të 2014, Genc Tafili u akuzua se tentoi që të arratisej nga burgu i Peqinit, por u parandalua në kohë. Lidhur me vendimin e Gjykatës së Krujës, ka reaguar ashpër Prokuroria e Krujës, duke thënë se është marrë në shkelje të ligjit. Prokuoria e Krujës kërkon që për çështjen në fjalës të hetojë menjëherë Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Reagimi i Prokurorisë së Krujës:
Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kërkesen e të dënuarit Genci Tafili i cili vuante dënimin ne IEVP Fushe-Kruje për lirim para kohe me kusht dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga vendi i vuajtjes së dënimit duke e urdhëruar atë që të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës Krujë. Prokuroria e Krujës vlerëson vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin dhe se përbën shkak që nëse çmohet si i tillë edhe nga ju të informohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të verifikuar veprimtarinë në kundërshtim me ligjin të gjyqtares për këtë rast. I dënuari Genci Tafili që është liruar me kusht ka qenë duke vuajtur dënimin për veprën penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79/c te K.Penal. Konkretisht bëhet fjalë për vrasjen e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari dhe i kishin mbetur për të vuajtur më shumë se tre vjet burgim. Megjithëse ai rezulton të jetë një person me rrezikshmëri të lartë, as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikuara në ligj nuk janë marrë në konsiderate nga gjyqtarja në fjalë. Neni 64 i K.Penal, ‘Lirimi me kusht’, parashikon shprehimisht se “ ….. nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale te parashikuara nga nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i trete nenit 100 te K.Penal”. Në rastin konkret megjithëse dispozita ndaluese për nenin 79/c është një dispozitë urdhëruese dhe për këtë shkak prokurori në seancë ka kërkuar që të rrezohej kërkesa e të dënuarit, në mënyrë flagrante Gjykata e ka injoruar këtë pengesë ligjore dhe në shkelje të plotë të ligjit ka urdhëruar lirimin e tij. Vendimi i Gjykatës është ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kruje që të nesërmen e dhënies së tij dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim në vazhdimësi ecurinë e procesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY