DOSJA HABILAJ/ Financieri i klanit të drogës kërkon ekstradimin në Itali

DOSJA HABILAJ/ Financieri i klanit të drogës kërkon ekstradimin në Itali

98
0
Shares

Nezar Seiti, i njohur si financieri i klanit të drogës së Habiljave ka kërkuar sot përmes avokatit të tij të ekstradohet drejt Italisë dhe të gjykohet atje. Seiti u arrestua në kuadrin e hetimeve për ngarkesën prej 4 ton drogë të gjetur në Babicë të Vlorës dhe renditet i katërti në listën e fletë-arresteve të prera nga gjykata e Katanias. Vendimi për seitin që kishte kontakt personal me porositësit e drogës pritet të jepet pas datës 8 nëntor. Nga të dhënat e hetimit, të firmosua nga gjyqtarja Loredana Pezzino, Nezari ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kokës së organizatës kriminale, Moisi Habilaj. “Ata merrnin ngarkesat në Itali me automjete në emër të shtetasve italianë”, shkruhet në dosjen hetimore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY