Plagosja e rëndë në Shkodër, policia kap autorin e dyshuar

Plagosja e rëndë në Shkodër, policia kap autorin e dyshuar

145
0
Shares

20- vjeçari Hermes Beqiri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos mbrëmë në lagjen “Guerrile”, në vendin e quajtur ish-Zooteknika. Në momentin e plagosjes, 20 vjecari ishte duke qëndruar në një lokal kur u qëllua me armë zjarri.

Policia ka kapur autorin e dyshuar për plagosje,  Elvis Hoxha. Sipas burimeve policore, dy të rinjtë njiheshin më përpara dhe kanë pasur një grindje të çastit për motive banale, gjë e cila solli edhe plagosjen e 20-vjeçarit, shkruan panorama.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Hermes Beqiri ka 6 plumba në trupin e tij, pjesën më të madhe në bark dhe në kraharor. Mjekët thonë se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë.

Forcat e Policisë, pasi shkuan në vendin ku ndodhi plagosja, kanë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit të dyshuar. Forca të shumta policore kanë krehur zonën ku ndodhi plagosja në ish-Zooteknikë, por edhe në pjesë të tjera në lagjen “Guerrile”.

Autori i dyshuar, Elvis Hoxha, është vënë në ndjekje nga policia në fshatin Grudë ku dyshohej se është fshehur pas ngjarjes, ku edhe u arrestua. Nga ana tjetër, grupi hetimor nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY