Vritet futbollisti në derë të shtëpisë, vëllai i komandantit të forcave speciale

Vritet futbollisti në derë të shtëpisë, vëllai i komandantit të forcave speciale

546
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkup, në lagjen “Aerodrom”teksa një person ka qëlluar për vdekje një futbollist të njohur maqedonas. Futbollisti Martin Janushev, u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij, duke mbetur i vrarë, thuhet në njoftimin e policisë.

Mjekët e Spitalit të Shkupit përmes një komunikate për mediat theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës. Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi. Disa kalimtarë të rastit e kanë futur personin e plagosur në një automjet privat dhe e kanë transportuar në drejtim të panjohur.

Ekipet policore kishin arritur në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është në arrati, ndërsa armën e ka lënë në vendin e ngjarjes. Kjo ngjarje terrorizuese ka rritur shqetësimin e banorëve të lagjes Aerodrom në Shkup. Ndërsa MPB theksoi se do të jap detaje lidhur me motivet e këtij sulmi, shkruan Ina.

Por disa portale kanë theksuar se autori njihet se kush është dhe se bëhet fjalë për një person me dosje kriminale, dhe që kohë më parë ishte liruar nga burgu. Ai së fundi shoqërohej edhe me Janushev. Siç mësohet, Janushev ishte edhe vëllai i komandantit të njësitit policor Alfa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY