Tronditet Tirana nga “patenta dhe 800 mijë eurot”, ja komentet më përvëluese

Tronditet Tirana nga “patenta dhe 800 mijë eurot”, ja komentet më përvëluese

840
0
Shares

Pas arrestimit të një të riu në Elbasan në makinën e të cilit u gjetën dy patenta për mjete lundruese që i përkisnin ish-ministrit Saimir Tahiri, dhe njëra e bashkëshortes së tij, hapësira mediatike e Tiranës duket si e përvëluar.

Berisha shkruan se Tahiri i dha Habiljave automjetin e tij, ndërsa biznesmenit i dha patentat personale për trafik 100 ton.

Mesazhi i Berishës:

“Zhvillim klamoroz ne Narko-shtet!!

Saimir Trafiku:

– Habilajve i jep targen dhe makinen shteterore per te çare çdo postbllok!

– O.S i jep patentat personale per trafiqe 100 tonshe me gjemite e ministrit! Sb”

Ka reaguar edhe deputeti i ri i PD, Ervin Salianji i cili lajmëron se po nis një luftë e madhe.

Mesazhi i Ervin Salianjit:

“Autorizimi per kontroll banese dhe kontroll personal me disa ditë vonesë dhe po kap mijëra Euro në tentativë për ti fshehur. Po nëse do ishte kontroll i befasishëm? Po nëse ish-ministri arrestohej dhe kapeshin miliona Euro kujt i vinte radha? Tani është e qartë që është fillimi i një lufte të madhe, Rama me krimin në njê anë dhe qytetarët dhe e drejta në anën tjetër”.

Ndërsa ish deputeti i PD, Astrit Patozi shkruan se kjo nuk është çështje fati, por çështje faturash.

 

Komenti i Astrit Patozit:

“Tani nuk ka asnjë vlerë gjendja penale e Saimir Tahirit, çështja e të cilit shkaktoi aq shumë debat javët e fundit në Shqipëri. As për sot, dhe, as për nesër.

Kryetimonieri le ta mbajë me shëndet dhe le t’i gëzohet po të dojë “fitores” së vet të bujshme, kur ia hoqi nga duart në çastin e fundit prokurorëve yllin tashmë të shuar të qeverisë Rama 1.

Ndoshta dy patentat e skafit që u gjetën në kroskotin e makinës së një “kundravajtësi” bashkë me një thes me 863 mijë euro, mund të mos i sjellin pasoja juridike ish-ministrit emblematik të mandatit të parë të socialistëve.

Por kjo nuk është aspak rrethanë lehtësuese për Edi Ramën. Përkundrazi, kjo është prova më e qartë se pushteti i tij nuk është vetëm i inkriminuar, por edhe tmerrësisht banal.

Figura e dytë e qeverisë së Edi Ramës në mandatin e parë është tashmë një personazh grotesk, që jo vetëm i ka shitur makinën trafikantëve, në përgjimet e të cilëve rezulton të trajtohet gati si një anëtar i thjeshtë i bandës. Sepse pikërisht kur timonieri po përpiqej, nganjëherë jo pa sukses, me çdo mjet që të shpërqendronte vëmendjen prej tij, vjen skandali i fundit. I cili i vë vulën çdo dileme dhe i heq dyshimet edhe më skeptikut, se kemi të bëjmë me një pushtet të krimbur dhe të kalbur nga krimi.

Dhe pyetja është nëse është vërtetë kaq fatzi ky Saimir Tahiri, saqë e çoi dreqi atë tipin me 863 mijë euro në makinë që të binte në pritën e policisë së Elbasanit? Apo që ky soj zyrtarësh është kaq i përfshirë në aktivitete okulte, sa edhe kontrollet më rutinë mund t’i nxjerrin zbuluar? Faktet mbështesin versionin e dytë, ndaj edhe kushdo sot në këtë vend ka të drejtë të mendojë se po ta gërvishësh edhe pak, këtyre mund t’u gjesh edhe patenta avionësh të vegjël apo batiskafësh, që përdoren jo vetëm nga kartelet kolumbiane për transport droge.

Dhe për mua, kjo është fatura që paguhet gjithmonë, kur e ndan pushtetin me krimin dhe këtë e kthen në strategji politike. Por mbi të gjitha, kur këtë filozofi antishtet dhe këtë aleancë gati publike me bandat e aplikon me arrogancën dhe me shkujdesjen e atij, që mendon se nuk ka rëndësi ajo që ndodh, por vetëm mënyra se si ajo tregohet. Jam shumë kurioz të di se si do ta justifikojnë këtë skandal Edi Rama dhe të gjithë ata që besojnë ende në pagabueshmërinë e timonierit. Po ishin pak të mençur, duhet të ndjeheshin të lumtur vetëm me faktin se, mos ndoshta ajo që ka ndodhur nuk është vepër penale për ish-ministrin. Por deri aty. Sepse më tutje, ngado që ta kapësh, ajo të bën të zësh hundët me dorë prej kutërbimit të një pushteti që po dekompozohet dita-ditës”.

Akademiku Aurel Plasari, i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në Neës24 tha se kjo çështje është më e thellë dhe nuk do të mbyllet. Sipas tij ka elemente të cilat e bëjnë këtë çështje të pambyllur dhe përtej drogës.

Komenti i Aurel Plasarit:

“Ky lajm është një lloj sensacioni për gazetarët. Është një gur mozaiku për një çështje të rëndë që nuk do të mbyllet. Ndoshta Prokuroria nuk e ka vënë në dijeni pasi një prej këtyre elementeve e bën këtë çështje të pambyllur. Shkon më tej kjo çështje dhe nuk është vetëm çështje përtej drogës. Nesër pasnesër mund të dalin elemente të tjera. Kjo çështje është një gur në mozaik. Kjo çështje është jashtë vettingut shqiptar.

Një njeri që thotë se iki kur dua unë, po te ishte ne SHBA do e thërriste komisioni i kontrollit dhe do i thoshte çfarë mjetesh keni përveç votave që u largoheni nga pushteti vetëm kur doni ju? Kjo është një situatë ku votime reale nuk ka dhe populli nuk pyetet dhe gjithçka është artificialë. Enver Hoxha se ka thënë këtë kurrë, qe nuk iki nga pushteti, në Shqipëri e kanë thënë disa”- tha Plasari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY