FOTO/ Ministri i Brendshëm italian 60 minuta takim me Fatmir Xhafajn –...

FOTO/ Ministri i Brendshëm italian 60 minuta takim me Fatmir Xhafajn – Nga Habiljat tek … ja çfarë kërkoi Marco Minniti

104
0
Shares

Ministri italian, i shoqëruar nga drejtuesit kryesorë të Policisë italiane dhe të ministrisë që ai drejton, duket se kanë ardhur me një mision të qartë në Shqipëri: Të vendosin pikat mbi ‘i’.
Dosja ‘Habilaj’, hetimet në Shqipëri, të përfshirët në këtë grup kriminal dhe trafiku i drogës mësohet se kanë qenë tema kryesore e takimit 60 minutësh të ministri të Brendshëm të Italisë, Marco Minniti me Fatmir Xhafën.
Ministri Minniti është interesuar për hetimet që po bëhen në vendin tonë për këtë grup kriminal që ka trafikuar të paktën 20 milionë euro kanabis drejt Italisë.
Në takim mësohet se është diskutuar në lidhje me personat që janë të kërkuar nga Italia dhe që fshihen në vendin tonë. Një temë e veçantë ka qenë edhe ‘Dosja Habilaj’. Disa prej personave të kërkuar ndodhen në Shqipëri dhe policia ende nuk i ka vënë në pranga.
Ministri italian, Marco Minniti ka nisur edhe një takim me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY