DETAJE/ Përmbyset “Benz”-i, vdes pasagjerja 23-vjeçare, plagoset shoferi

DETAJE/ Përmbyset “Benz”-i, vdes pasagjerja 23-vjeçare, plagoset shoferi

200
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Kthesa e Patosit, në aksin Fier – Patos.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:15 të ditës së sotme.
Një “Benz” me targa AA 551 OB është përmbysur në kanal e si pasojë ka humbur jetën pasagjerja 23-vjeçare me iniciale M. H., nga Orikumi dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Taulant Ershani, një 27-vjeçar nga Patosi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak nga Policia e Fierit
Në datën 02. 11. 2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos – Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T. E., 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY