FOTO GALERI/ Kamëz, Edi Rama ri-inauguron Qendrën Shëndetësore, të inaugurua me parë...

FOTO GALERI/ Kamëz, Edi Rama ri-inauguron Qendrën Shëndetësore, të inaugurua me parë nga Xhelal Mziu

729
0
Shares

Bashkia e Kamzës ka reaguar sot lidhur me ri-inaugurimin sipas saj, të Qendrës Shëndetësore, nga Edi Rama.
“Edi Rama, në mungesë të bilancit të investimeve, ishte në Kamëz si struci për të ri-inauguruar rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore, përurimi i së cilës është bërë nga kryebashkiaku Xhelal Mziu, duke qenë se punimet kanë kohë që kanë përfunduar. Kamza ka nevojë për një tjetër qendër shëndetësore, duke pasur një numër popullsie të madhe. Për këtë Bashkia Kamëz ka si projekt zhvendosjen e qendrës shëndetësore tek ish-shkolla profesionale, duke pasur hapësirë më të madhe. Me ardhjen në pushtet të PS-së, ky projekt nuk u mor parasysh, duke mbetur në sirtarët e qeverisë. Rama e ka diskriminuar Kamzën, duke mos financuar projekte, të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e zonës në infrastrukturë, arsim, shëndetësi etj.
Ky Kryeministër hakmarrës vijon të diskriminojë jo vetëm Bashkinë e gjashtë në vend, kryebashkiakun e saj, por edhe qytetarët e Kamzës. Është absurd dhe i dhimbshëm një diskriminim i tillë politik, pasi në Kamëz nuk jetojnë vetëm demokratë, por edhe qytetarë të bindjeve të majta apo bindjeve të tjera, të cilët e vuajnë këtë sjellje skandaloze të Ramës. Ky Kryeministër hakmarrës ka treguar që banorët e Kamzës nuk i diskriminon thjesht politikisht, por ai herë pas here ka pasur qëndrime, duke i diskriminuar edhe për prejardhjen e tyre. Edi Rama ndodhet sot pak metra nga vendi ‘i krimit’, aty ku premtoi legalizime falas në fushatën e vitit 2013, një premtim i pambajtur. I kujtojmë Kryeministrit hakmarrës se në Kamëz hoqi 5 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, duke u mohuar edhe kafshatën e gojës. Papunësia është rritur më shumë në këto vite, varfëria është ulur këmbëkryq në Kamëz. Rama i ka masakruar banorët e Kamzës dhe Paskuqanit gjatë qeverisjes së tij me faturat e fryra të energjisë. Teksa baronët e drogës kanë bërë qindra miliona euro me ndihmën e qeverisë, Rama dhe policia e tij me aksionet kanë shoqëruar në polici dhe kallëzuar në prokurori qindra qytetarë në pamundësi ekonomike të paguajnë energjinë. I kujtojmë Ramës që në Kamëz dhe Paskuqan ka futur padrejtësisht e përjetësisht në borxh për energjinë e pa konsumuar mijëra familje” thuhet në reagimin e bashkisë së Kamzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY