DEBAT në PD/ “Pushka top ju bëftë, o trima!”

DEBAT në PD/ “Pushka top ju bëftë, o trima!”

222
0
Shares

Lidhur me debatet brenda në grupin e PD, ka reaguar edhe ish-deputeti Astrit Patozi.
Me anë të një statusi në “Facebook”, ai është shprehur midis të tjerave, që të harrojmë Saimir Tahirin sepse armiku është dikush tjetër

Statusi i plotë i Astrit Patozit në “Facebook”

HARROJENI TAHIRIN, ARMIKU ËSHTË TJETËR…
Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t’i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja “Tahiri” i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t’ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.
Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.
Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!
Takova sot një deputet të listës “Basha” dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne “armiqve” nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY